E turpshme: Dikush grisë banerët e Bekim Jasharit në Skenderaj!

Mëngjesine ditës së sotme posterat e Kryetarit aktual, dhe njëherit kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari janë gjetur të grisur.

Veprime të tilla të ulta nuk i shërbejnë askujt, aq më pak kur dihet se në këta postera gjindej edhe foto e heronjëve Shaban, Hamëz e Adem Jashari, si dhe të djalit e nipit të tyre i cili me punën e tij shembull po e vazhdon rrugën e familjes së tij heroike.

Ja njoftimi nga Sabit Geci, për këtë akt të shëmtuar:

Të dashur bashkëvendas, sot në mëngjes të gjithë posterat e Kryetarit Bekim Hamëz Jashari i kemi gjetur të grisur e të dëmtuar në shtëpinë time, të cilët i kam vendosur me krenarinë më të madhe, në emër të lirisë sonë, të cilën na e sollën nipat tonë dhe bashkëluftëtarët e tyre.
E pa besueshme se si munden individ të porositur të bëjnë vepra të tilla të ulëta, të ndikuara nga ankthi i humbjes së tyre në zgjedhjet e 17 tetorit.
Në këta poster kanë qenë të vendosur edhe fotografitë e heronjve tonë, Shaban, Hamëz e Adem Jashari, si dhe të djalit e nipit të tyre i cili me punën e tij shembull po e vazhdon rrugën e familjes së tij heroike.
Sigurisht këtë nuk do të duhej ta bënin ata që thirren në vlerat e luftës sonë heroike, por ja që për interesa të tilla të ngushta qenkan në gjendje të bëjnë dhe marrëzira të tilla.
Bashkëvendas të dashur, veprat e tilla dhe asgjë tjetër nuk mund të ndalin mbështetjen tonë për nipat tonë, familjen emblematike Jashari dhe pasardhësin e tyre, Bekim Hamëz Jashari, kryetarin aktual dhe të ardhshëm të Skenderajt.
Ne i vendosëm posterat e njejtë prap dhe do t’i vendosim sa herë të jetë nevoja.
Me respekt,
Sabit Tafil Geci