Ramiz Lladrovci është takuar edhe me banorët e Damanekut, nga ku i ka garantuar banorêt e këtij vendi se gjatë mandatit të ardhshëm do të punohet edhe më shumë që të bëhen punë të mira me transparencë dhe llogaridhënie.
Damaneku ishte pikëtakimi ynë i radhës me qytetarët, bastionin e PDK-së, bastionin e fitoreve tona, të vizionit të themeluesve të PDK-së që padrejtësisht nuk janë fizikisht me ne.
Kemi punuar shumë, gjatë mandatit të ardhshëm do të punojmë edhe më shumë, sepse ne i njohim nevojat e qytetarëve tanë dhe nuk mund të na ndal askush të bëjmë punë të mira, me transparencë e llogaridhënie.
Vazhdojmë me suksese.
Bashkë për Drenasin!
#PDK #177
Ramiz Lladrovci