Ekskluzive: Ky është 37-vjeçari që e dhunoi seksualisht 25-vjeçarin në burg

Mediet pak më parë raportuan për një rast të dhunimit që dyshohet se ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, e ku viktimë është një i burgosur 25-vjeçar. Ndaj të dyshuarit tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i burgosuri që dyshohet se detyroi një të burgosur tjetër të kryejë marrëdhënie seksuale me të, është Sh. Krasniqi, 37-vjeçar.

Krasniqi është intervistuar nga organet e hetuesisë, ku ka mohuar të ketë detyruar viktimën që të kryejë marrëdhënie me të.

Në anën tjetër 25-vjeçari ka deklaruar se gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur para një muaji e gjysmë, mirëpo nuk ka pasur guxim që të denoncojë rastin deri më tash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *