Fadil Xhemajlaj nga Drenasi, individ i afërt me klientët, i zëshëm dhe i dëshmuar në gastronomi!

Gastronomia është shtylla kryesore e ekonomisë në Kosovë.

Si e tillë ajo kthehet në industri shumë dinamike dhe me tempo të shpejt për të qëndruar në ritmin e konkurencës.
Për të qëndruar në lartësinë e duhur, gastronomët e suksesshëm dëshmohen me punë aktive të palodhshme, afërsi të tejskajshme me klientët dhe ndershmëri në punë, shkruan DrenicaSot.

Drenasi si qytet me pozicion gjeografik në zemër të Kosovës qëndron mirë në ketë industri, e sot do ju prezantojmë, individin më të dalluar të qytetit të Drenasit.

Ai është Fadil Xhemajlaj, menaxher i suksesshëm i disa bizneseve të gastronomisë të dëshmuara në kryeqytet dhe në Drenas.

GizziGrill, Lips, Rooftop, Scande janë disa nga lokalet më me nam ku ka kontribuar për shumë kohë Xhemajlaj.

Ai është menaxher në restaurantin më me nam në Drenas – CITY GRILL.

Përveç kësaj, Xhemajlaj ka qenë përherë kontribues në zgjidhjet e problematikave gjatë krizave që kanë kapluar gastronominë.

Pandemia që ka kapluar globin, ka dëshmuar për rëndësinë e gastronomisë në ekonominë shtetrore, pikërisht gjatë kësaj periudhe kanë dal në pahë njerëzit e dëshmuar dhe trajtuesit konkret të problemeve të shfaqura nga mbyllja dhe limiti kohor i punës.

Fadil Xhemajlaj ka qenë njëri nga ta, ndonëse kanë respektuar në përpikmëri masat, kanë arritur të mbajnë gjallë frymën pozitive dhe qarkullimet mujore.

Drenasi ka njerëz të dëshmuar në shumë fusha, por që ju mungon promovimi./DrenicaSot/