• Rreth Nesh
  • Reklamo
  • Kontakto
Drenicasot
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video
No Result
View All Result
Drenicasot
Hapsirë Reklamuese Hapsirë Reklamuese Hapsirë Reklamuese
Home Lajme

Faqja në TikTok shet e promovon para false në sasi marramendëse (VIDEO)

April 10, 2022
in Lajme
A A
Faqja në TikTok shet e promovon para false në sasi marramendëse (VIDEO)
30
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
––>

Është bërë e vështirë dallimi i parave reale dhe atyre false, mirëpo është rritur numri i rasteve që po raportohen në Polici. Madje paraja false tash e një kohë të gjatë është edhe biznes fitimprurës për dikë, por që kohëve të fundit kjo veprimtari e jashtëligjshme po promovohet edhe nëpër rrjete sociale.

Hapsirë Reklamuese

Sa duhët të jetë pagesa për veteranët?

Policia e Kosovës çdo ditë në raportin e saj 24-orësh raporton për raste si “Falsifikim i parasë”, ku në shumicën e rasteve persona të caktuar i denoncojnë rastet pasi i pranojnë paratë false, që do të thotë se është bërë e vështirë të dallohen paratë false nga ato reale.

Këtë veprimtari e ushtrojnë si profesion e biznes një numër i konsiderueshëm i njerëzve. Madje, si një biznes normal, ata e promovojnë edhe nëpër rrjete sociale, lirshëm.

“Porositparefallc” është një faqe që po qarkullon me të madhe në “Tik Tok”, e cila poston video të parave false, ku shihet sasia e madhe e kartëmonedhave të falsifikuara.

Faqja ka mbi 1100 ndjekës dhe mijëra pëlqime në videot ku paraqiten paratë false në vlera të ndryshme.

Në një video që shihet numër i madh i kartëmonedhave 50-she dhe 100-she, shkruan se pagesat mund të bëhen me kriptovaluta.

“Pagesat bëhen vetëm me kriptovaluta. Për më shumë na shkruani në DM. Mundemi me bo edh 50% para porosisë dhe 50% tjetër masi ta pranoni porosinë. Ju faleminderit për besimin, vazhdojmë.”

Ndërsa në një video tjetër shkruan: Të nderuar klientë kemi mbërri më ni pikë shumë të lart ku nesër do të fillojmë transferimn e parave në banke, ku do të jeni të kënaqur ju edhe ne. Faleminderit për besimin.

Në një tjetër video, shihet se paratë janë të palosura në valixhe, derisa në mbishkrim shkruan se ato në mëngjes do të nisen për në tregun e Evropës.

 

 

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë që t’i pyes se a janë në dijeni për ekzistimin e kësaj faqe, por ata kanë thënë që e kuptojnë kurdoherë që është kryer apo planifikon të kryhet një vepër penale dhe ndërmerr hapa ligjorë.

Në një përgjigje me shkrim, Policia ka njoftuar se gjatë vitit 2021 janë iniciuar 866 raste të falsifikimit të parasë në gjithë territorin e vendit, ndërsa vetëm në tre muajt e parë të 2022-tës janë iniciuar 208 raste të tilla.

Ndërkaq, një sinjalizuese ka thënë që në autobusë urban, kondukteri nuk ia ka marrë një monedhë dy euroshe, pasi i kishte thënë “po e kemi problem se nuk po mundemi me identifiku”.

Ajo i tha Sinjalit se është dashur t’ia japë një monedhë tjetër.

Ndryshe, të dyshuarit për këtë vepër penale në shumicën e rasteve veprojnë bashkarisht. Një grup i tillë ka qenë nën llupën e Drejtorisë rajonale në Gjakovë që një kohë, derisa u kap pak javë më parë.

Policia në Gjakovë më 23 mars ka arritur t’i prangos shtatë persona, të cilët dyshohen për falsifikim të parave.

Fillimisht, zyrtarët policorë kanë arritur t’i arrestojnë pesë të dyshuar dhe më pas edhe dy të tjerë, për ta kompletuar grupin që dyshohej se vënin në qarkullim para false.

Kujtojmë se falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

/GazetaSinjali/

-->
Previous Post

Çun Lajçi: Amerikë, mos e thirr Vuçiqin para Albinit, se s’kemi mjekë me na i shëruar zemrat!

Next Post

Gjendet në ara të Skenderajt vetura që u vodh para 9 ditësh në Drenas

Lajme tjera

Mblodhi 20 mijë euro për shërimin e djalit të sëmurë, nëna nga Prishtina mashtrohet, ia vjedhin paratë në emër të ‘ndihmës’
Lajme

Mërgimtarët thyejnë rekord, dërguan 351.5 milionë euro në Kosovë për katër muaj

June 27, 2022
Arifi pas vizitës në Hagë: Veseli më tha ” gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës” (VIDEO)
Lajme

Arifi pas vizitës në Hagë: Veseli më tha ” gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës” (VIDEO)

June 27, 2022
E veçantë: Kështu i është vendosur emri nipit të heroit të kombit Agim Ramadani-Katana
Lajme

E veçantë: Kështu i është vendosur emri nipit të heroit të kombit Agim Ramadani-Katana

June 27, 2022
“Demokratët për Drenasin” mblidhen te liqeni i Vasileves, lideri i saj tregon arsyen
Lajme

“Demokratët për Drenasin” mblidhen te liqeni i Vasileves, lideri i saj tregon arsyen

June 27, 2022
Normalizohet çmimi i naftës në Gjilan shkon 1.39€, litra!
Lajme

Çmimet e naftës do të bien për 24 orë, thotë Minsitria e Tregtisë (Dokument)

June 27, 2022
Lajm jo i mirë për ata që do të martohen sivjen, shtrenjtohet ari për 18 për qind
Lajme

Lajm jo i mirë për ata që do të martohen sivjen, shtrenjtohet ari për 18 për qind

June 26, 2022
Next Post
I vidhet vetura para derës së shtëpisë prishtinasit

Gjendet në ara të Skenderajt vetura që u vodh para 9 ditësh në Drenas

Ku ka ngecur Kosova me pagën minimale?

​Sa janë pagat minimale në BE e sa në rajon?

RECOMMENDED NEWS

Ky është reagimi i Lladrovcit pas publikimit të lajmit se është identifikuar personi që dyshohet se e kanosi atë

Lladrovci uron: Nëna, gra, motra, gëzuar 8 Marsin!

4 months ago
Nëna 88-vjeçare nga Prishtina i shkon djalit në shtëpi, ai e sulmon dhe tenton ta ngufas

Nëna 88-vjeçare nga Prishtina i shkon djalit në shtëpi, ai e sulmon dhe tenton ta ngufas

2 months ago
Polaci e Marina e cilësojnë Bekim Jasharin – IDEAL për mandatin tjetër në krye të Skenderajt

Polaci e Marina e cilësojnë Bekim Jasharin – IDEAL për mandatin tjetër në krye të Skenderajt

9 months ago
KEK ngushëllon Familjen Ibrahimi: U prehsh në paqe Besim!

KEK ngushëllon Familjen Ibrahimi: U prehsh në paqe Besim!

5 months ago

KATEGORITË

  • Botë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • lajmee
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Ushqim
  • Video

Më të lexuarat

  • (VIDEO) I shtrirë në mes të rrugës pa shenja jete, publikohet video e re nga vrasja në Ferizaj

    (VIDEO) I shtrirë në mes të rrugës pa shenja jete, publikohet video e re nga vrasja në Ferizaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është 50 vjeçari Osman Bogaj nga Komorani që vdiq në vendin e punës në Grabanicë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident i rëndë në Komoran(Pamje)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është polici që humbi jetën pasi ra në bunar në Drenas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Paga minimale s’e prek pensionin e veteranëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Drenicasot

Informohu ne kohë!

Lexo

  • Mërgimtarët thyejnë rekord, dërguan 351.5 milionë euro në Kosovë për katër muaj
  • Arifi pas vizitës në Hagë: Veseli më tha ” gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës” (VIDEO)
  • E veçantë: Kështu i është vendosur emri nipit të heroit të kombit Agim Ramadani-Katana

Category

  • Botë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • lajmee
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Ushqim
  • Video

Recent News

Mblodhi 20 mijë euro për shërimin e djalit të sëmurë, nëna nga Prishtina mashtrohet, ia vjedhin paratë në emër të ‘ndihmës’

Mërgimtarët thyejnë rekord, dërguan 351.5 milionë euro në Kosovë për katër muaj

June 27, 2022
Arifi pas vizitës në Hagë: Veseli më tha ” gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës” (VIDEO)

Arifi pas vizitës në Hagë: Veseli më tha ” gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës” (VIDEO)

June 27, 2022
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video

© 2022 Drenica Sot - Portal Informativ

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video

© 2022 Drenica Sot - Portal Informativ

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Reklamo Biznesin tuaj!