Fejzi Kiqina dhe Vetëvendosje marrin përkrahje të fuqishme në Tërstenik

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Drenasit, Fejzi Kiqina, është pritur nga banorët e lagjës Gashani në Tërstenik.

Para tyre Kiqina ka paraqitur planprogramin qeverisës, derisa i pranishëm ishte edhe zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, shkruan DrenicaSot.

Aktivitetet e kufizuara për shkak të masave kundër pandemisë, kanë minuar numrin e pjesëmarrësve në takime, por përkundër kësaj, gara për Drenasin duket të jetë njëra ndër më të fortat në tërë territorin e Kosovës.

Vetëvendosje synon të thyej bastionin e PDK-së, dhe ndarja e kësaj të fundit në dy grupe, pritet të jetë favor për këtë subjekt.
Ndryshe, Kiqina është vëllau i heroit me nam në Drenas, Rasim Kiqinës./DrenicaSot/