Fejzi Kiqina merr mbështetje të madhe nga kryeparlamentari Konjufca

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar degen e VV-së në Drenas, dhe u takua me kandidatin për kryetar, Fejzi Kiqina.

Konjufca i premtoi Kiqinës përkrahjen nga niveli qendror, gjatë mandatit të tij si kryetar potencial i Drenasit, shkruan DrenicaSot.

Kiqina tha se e ka njoftuar Konjufcën me sfidat e qytetarëve të Drenasit, derisa duket se dyshja është dakorduar për bashkpunim në rastin kur Kiqina do të jetë në krye të Komunës së Drenasit.

Postimi:

Sot pata nderin ta pres në vizitë Kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca. Kuvendi i Republikës, si institucioni më i lartë përfaqësues i qytetarëve, është vendi ku dëgjohet zëri i qytetarëve. Kuvendi i Republikës, i drejtuar nga Konjufca është adresë e sigurt e trajtimit të çështjeve komunale.

Kryetarin e Kuvendit e informova për problemet e mëdha që i kemi, nga infrastruktura e shërbimet publike, e deri te shëndetësia e arsimi. Si kryetar i Drenasit pas 17 tetorit, do të bashkëpunojmë ngushtë me Kuvendin e Republikës, përveçqë me qeverinë.

#144
#FejziKiqina
#BashkëQeverisim