Fjalimi i Arbër Halilajt nga radhët e I.Q. GREEN PËR DRENAS në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal

Të nderuar asambleist,
I nderuar Kryesues, Kryetar dhe Drejtorë
Të nderuar qytetarë të Drenasit.

Si bashkëthemelues i GREEN dhe përfaqësues i juaji në asamble, dal në këtë foltore të deklarohem për çështjen e dhënies së pronave komunale në shfrytëzim afatgjatë.

Kolegë asambleist,
Ta keni parasysh se ne jemi këtu me votat e qytetarëve dhe duhet të dëgjojmë e prezentojmë interesin dhe zërin e tyre, e jo për interesa personale të kujtdo qoftë, të votojmë pro shëmtimit të qendrës së qytetit.

Këto Propozim-vendime nuk përmbajnë destinimin as arsyetimin e interesit publik, qëllimin e zhvillimit ekonomik, punësimit të qytetarëve apo rritjen e mirëqenies së tyre, që do të sjellte dhënia e këtyre pronave në shfrytëzim. Cili është interesi publik i qytetarit të Drenasit dhe i zhvillimit ekonomik në këtë rast? Pronat e mëhershme komunale të dhëna me koncesion për ndërtime, kanë rezultuar me banesa komunale të uzurpuara. Qytetarët e Drenasit kanë interesa, nevoja e kërkesa tjera zhvillimore e infrastrukturore.

Ne si GREEN e kemi kundërshtuar edhe Hartën Zonale Komunale për arsye të ngjashme, meqë është bërë pa pas ndonjë planifikim nga ekspertët për zhvillim ekonomik apo plan urbanistik në interes të qytetarëve.

Këto prona komunale po jepen në afatin maksimal 99 vite, ndërsa Ju njoftoj se në Komitetin për Politikë dhe Financa asnjëra nga pikat lidhur me dhënien e pronës komunale nuk kanë marrë votat që të diskutohen sot në seancë, prandaj jam kundër këtij degradimi dhe për të mos qenë pjesë e kësaj maskarade, e lëshoj këtë seancë.

Shiko videon këtu 👇🏻

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *