Fushtica e Ulët dhe Fushtica e Lartë të bashkuar për ti dhënë fitoren PDK-së dhe Ramiz Lladrovcit

Kryetari dhe kandidati nga radhët e PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci gjatë ditës së sotme ka vizituar fshatrat Fushticë e Ulët dhe Fushticë e Lartë.

Edhe në këto dy fshatra Lladrovci mori mbështetje të madhe, mbështetje kjo që është tjetër dëshmi e fortë e një fitoreje të madhe të Ramiz Lladrovcit në Drenas.

 

Shkrimi i tij i plotë:

Në dy takimet në Fushticë të Ulët dhe një takim në Fushticë të Lartë, me kandidatin për asamble, Përparim Shala, theksova rëndësinë e votës unanime për PDK-në, për qeverisjen më të mirë në vend, qeverisje e cila u shpërblye me 750 mijë euro vetëm për një vit.

Unë do të jem i njëjti edhe në qeverisjen e ardhme, administrata do të jetë efikase sikur deri tash, do të ndjekim me përgjegjësi të madhe dëgjimet buxhetore ku qytetarët parashtrojnë prioritetet që për neve bëhen ligj, pa dallim dhe detyrat tjera në shërbim të qytetarëve. Marrja e vendimeve do të jetë në pajtim me me ligjin, sepse, unë e njoh vetëm ligjin. Ju e dini se nuk shkoj të marr as urdhra, as këshilla nga komunat tjera, sepse, punoj dhe gjej zgjidhjet më të mira për qytetarët, jo për individët, as për “të fortët” që e shohin veten mbi ligjin. Jo, ju e dini se nuk bëj kompromise me ligjin.