Gëzim Tahiraj: Është nder i veçantë për mua të kërkoj besimin tuaj, sepse unë e njoh fuqinë tuaj!

Të nderuar bashkëqytetarë të Drenasit!
Po ju drejtohem juve, sepse vendimi im është i lidhur drejtpërdrejtë me ju.

Unë kam hyr në garë për asambleist në Komunen e Drenasit, me Iniciativën Qytetare “GREEN për Drenas”.

Kjo dëshmon se aty shoh një mundësi më të mirë për ju dhe jam thellësisht i bindur se ju do t’i besoni sinqeritetit, përkushtimit dhe qëllimit tim të mirë.

Kërkesat, hallet, brengat, preokupimet e juaja, tash e tutje do të kenë një adresë zyrtare për zgjidhje, e ajo është:

IQ “Green për Deenas” me numer 165 dhe kryetar Dr. Xhavit Drenorin

Por mbi të gjitha do të jetë nder dhe privilegj për mua të shfrytëzoj potencialin tim dhe do të vihem në shërbimin tuaj më entuziazmin më të madh për të punuar për ju.

Do të ngriti zërin tim, që politikat publike të komunës tonë të jenë në harmoni të plotë më kërkesat dhe nevojat e juaja.

Duke qenë gjithmonë falënderues për përkrahjen e madhe që kam çdoherë nga familja, të afërmit e shoqëria, unë kërkoj besimin tuaj si përfaqësuese në Asamblenë Komunale në Drenas.

Për një Drenas të fuqishëm dhe kuptimplotë, unë kërkoj nga të gjithë qytetarët që me datën 17 tetor të dalin në zgjedhjet lokale dhe të votojnë për ndryshimin në të mirë të komunës tonë.

Të dashur bashkëvendas të Drenasit !
Është nder i veçantë për mua të kërkoj besimin tuaj, sepse unë e njoh fuqinë tuaj dhe e çmoj lavdinë e qytetit tonë Drenasit.

Por mbi të gjitha do të jetë nder dhe privilegj për mua të shfrytëzoj potencialin tim dhe do të vihem në shërbimin tuaj më entuziazmin më të madh për të punuar për ju.

Green për Drenas synon forcimin e ekonomisë dhe aktiviteteve tjera shoqërore qe kriojnë vende pune me vlerë te shtuar si një parakusht kryesor për rritjen, zhvillimin dhe prosperitetin e Drenasit.

Green për Drenas do ta bëj një qytet ku punohet drejt dhe me qeverisje të ndërshme e llogaridhënësë ndaj qytetarëvë.

Korrupsioni, pabarazia sociale, konflikti i interesit, nepotizmi, klientelizmi dhe fenomene të ngjajshne do të parandalohen përmes transparencës së plotë.

Cilësia e ajrit, ujit dhe në përgjithësi ambientit jetësor në zonën e çdo vendbanimi në rajonin e Drenasit është më rëndësi jetike për ne, prandaj me 17 Tetor dilni dhe votoni sepse keni arsye të shumta që të votohet.

Voto “Green për Drenas” me nr. ✅ 165 🍀

Voto Dr. Xhavit Drenorin për Kryetar

Voto Gëzim Tahiraj me nr. ✅ 10 për asamble komunale.