Duke qenë gjithmonë falënderuese për përkrahjen e madhe që kam çdoherë nga familja, të afërmit dhe shoqëria, unë kërkoj besimin tuaj si përfaqësuese në Asamblenë Komunale.
Do të jem zeri juaj për t’i shfaqur të gjitha problemet më të cilat ballafaqohemi.
Unë do të jem ai zëri i cili do të ngritet çdoherë për të drejta të barabarta, pa pasur ndikime partiake apo ndikime familjare, gjë e cila po ndodhë vazhdimisht në komunën tonë.
Po ashtu, do të jem zëri i çdo qytetari, të cilëve iu mohohet e drejta për kërkesat e tyre, të cilat tash e sa vite nuk janë realizuar.
Për një Drenas të fuqishëm dhe kuptimplotë, unë kërkoj nga të gjithë qytetarët që me datën 17 tetor të dalin në zgjedhjet lokale dhe të votojnë për ndryshimin, në të mirë të komunës tonë.
Alternativa më e mirë për një qeverisje me planprogram adekuat dhe në të mirë të qytetarëve, ju kërkoj të votoni: Green Per Drenas me nr. 165. Gëzim Tahiraj me numer 10.