Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngritur dyshimet se si do të bëhet llogaritja e faturave nga KESCO prej datës 9 shkurt, kur sipas tij, nuk është bërë asnjë vizitë në terren
“Si do të bëhet llogaritja e faturave të KESCO nga data 9 shkurt, kur asnjë vizitë nuk është bërë me datën 8 shkurt nga ekipet e tyre (e kam fjalën për njehsorët që nuk mund të lexohen nga distanca). ZRRE për 800 kilovatët nuk specifikon se sa do të mirren nga tarifa e ulët e sa nga tarifa e lartë. Nëse vërtetë ekziston Avokati i Popullit në funksion të popullit, do të duhej të vihej në funksion menjëherë për këtë vendim arbitrar në dëm të qytetarëve e pa kurrfarë baze ligjore!”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) miratoi më 8 shkurt faturat e reja me rritje – vetëm për një kategori të konsumatorëve – të cilat hynë në fuqi një ditë më vonë.