Historia e dhimbshme e mitrovicasit: 22 vite më parë, si 6 vjeçar, u pre në fyt nga strukturat serbe

22 vite me parë më 09.11.1999 në pjesën veriore të Mitrovicës u sulmua familja Latifi nga terroristët serbë, nga pjesëtar të MUP-it dhe nga grupet kriminale të njohura si rojet e urës në ate kohë.

Nga ky sulm mbeti i lënduar rëndë djali i vogël i familjes Latifi, Albion Latif, që në atë kohë ishte vetëm 6 vjeçar, ndërsai pësoi prerje në fyt dhe pati gjakëderdhje të madhe, gjithashtu edhe djali tjetër i familjes, pati qarë tre brinjë në trup. KMDLNJ në atë kohë kishte dënuar rëndë rastin e sulmit.

Albion Latifi është i biri i të ndjerit Agron Latifi i cili një vit me parë (21.07.2020) ndërroi jetë në moshën 61 vjeç nga lufta me COVID-19. I ndjeri ishte një nga figurat e shquara mitrovicase. Ndërsa në luftën e fundit ishte angazhuar në logjistikën e Ushtrise Çlirimtare të Kosovës. I njëjti kishte dhënë kontribut të madh edhe në sportin kosovar të futbollit.

Ndërsa i biri i tij Albion LATIFI, i mbijetuar i sulmit të strukturave serbe në pjesën veriore të Mitrovicës më 09.11.1999, ish futbollist i Trepçës 89, ndërsa në vitin 2012 ishte në prova tek Werder Bremen në Gjermani, pastaj ka vazhduar në Trepçë dhe tani luan futboll në Norvegji për ekipin e futbollit Raadeilfutboll.

I njejti fatmirësisht sot gëzon shëndet të plotë pas 22 viteve nga sulmi i serbëve.