Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në Komoran, pasi që i njëjti fillimisht ka kanosur e më pas ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë.
Policia njofton se nuk ka pasur të lënduar, gjersa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, viktimat meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thekson raporti.