Vizita, dhe pritja madhështore që ju bë Sami Lishtakut dhe Fadil Nurës, mbrëm në fshatin Vojnikë ka bërë që kryetari Bekim Jashari edhe pse në kushte të vështira atmosferike të filloj asfaltimin e rrugës në një lagje në këtë fshat.
Banorët e këti lokaliti janë shprehur të indinjuar, dhe akuzojnë kryetarin Jashari se këtë po e bënë vetëm përshkak të votave sepse në kushte të tilla atmosferike nuk bënë të shtrohet asfallt, veç kësaj ata thonë se rruga është shtruar e ngushtë, si shteg i biciklave, por edhe trashësia është skandaloze sepse është shtruar shumë holl.
Poashtu banorët e disa lagjeve të fshatrave Vojnikë dhe Burojë, akuzojnë asambleistin Azem Gashi se ai po e bënë këtë punë përshkak të votave.