IDEAL-i i Bekim Jasharit, mbështetet fuqishëm në Klinë të Mesme, Tërrnavc, Lubovec e Syriganë!

Bekim Jashari, po vazhdon me aktivitete ditore në Skenderaj duke e shpalosur programin qeverisës edhe për 3 vite të tjera.

Gjatë ditës së sotme, Jashari ka vizituar fshatrat: Klinë e Mesme, Tërrnavc, Lubovec dhe Syriganë, ku ju bë pritje madhështore nga banorët e këtyre vendeve, raporton Drenica Sot.

Këto janë fjalët e Kryetarit Jashari me të cilat ju drejtua të gjithë të pranishmëve:

”Klina e Mesme, Tërrnavci, Luboveci e Syrigana fuqishëm me Idealin tonë

Mbështetës të shumtë të Listës sonë triumfuese, Ideal për Skenderaj, na mirëpriten në Klinë të Mesme, Tërrnavc, Lubovec e Syriganë para të cilëve prezantuam programin tonë zgjedhor, për mandatin e dytë qeverisës.
Me qytetarët e këtyre fshatra bashkëbiseduam lidhur me projektet e shumta që kemi realizuar gjatë mandatit të parë dhe shumë projekteve tjera zhvillimore që do të realizojmë gjatë mandatit të dytë qeverisës.
Përkrahja që po marrim në çdo cep të komunës është mesazh i qartë që në zgjedhjet e 17 tetorit do të dalim bindshëm fitues dhe faqebardhë.
Bashkë për Idealin tonë!”./DrenicaSot/