• Rreth Nesh
  • Reklamo
  • Kontakto
Drenicasot
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video
No Result
View All Result
Drenicasot
Hapsirë Reklamuese Hapsirë Reklamuese Hapsirë Reklamuese
Home Lajme

Infektologët thonë se imunizimi prej 60 për qind rrezikohet nga ata që s’e duan vaksinën

September 22, 2021
in Lajme
A A
Infektologët thonë se imunizimi prej 60 për qind rrezikohet nga ata që s’e duan vaksinën

UNDP has the right to use image in perpetuiy. Photo: Viacheslav Lopatin/Shutterstock.com

1
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
––>

Autoritetet shëndetësore në Kosovë do ta kenë të vështirë të vaksinojnë 60 për qind të popullatës kundër sëmundjes COVID-19, deri në fund të këtij viti, thotë epidemiologu, Isuf Dedushaj dhe infektologu, Xhevat Demiri.

Hapsirë Reklamuese

Sa duhët të jetë pagesa për veteranët?

Sipas tyre, në këtë proces, problem po paraqet hezitimi i qytetarëve që të imunizohen.

Në Planin Shtetëror të Imunizimit dhe në programin e Qeverisë, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, thuhet se “deri në fund të këtij viti, në Kosovë do vaksinohet 60 për qind e popullatës”.

REL ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Shëndetësisë, nëse një pritje e tillë për vaksinim deri në 60 për qind do të mund të përmbushet, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti, nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

Në Kosovë nga muaji mars, kur ka filluar procesi i imunizimit, deri më tani janë administruar rreth 1.2 milion doza, nga to rreth 453,000 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat kundër koronavirusit.

Kosova ka rreth 1.8 milion banorë dhe nëse llogaritet numri i të vaksinuarave me të dy dozat, atëherë rezulton se në Kosovë 25 për qind e qytetarëve janë të imunizuar plotësisht.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë një dite administrohen mbi 20,000 doza të vaksinave.

Epidemiologu Isuf Dedushaj thotë se vaksinimi varet nga vullneti i qytetarëve për imunizim, pasi aktualisht vaksina dhe personel shëndetësor ka të mjaftueshëm për këtë proces.

“Dalin njerëz të ndryshëm pa kurrfarë kompetencash dhe flasin për vaksina. Kjo është e tmerrshme. Unë që 50 vjet merrem me këtë problem dhe nuk kam guxim të flas ashtu siç flasin disa qytetarë, që vërtet i kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha shëndetit të popullsisë”, thekson ai.

Dinamika e vaksinimit është solide për të besuar që edhe tre muaj mund të vaksinohen edhe 40 për qind e mbetur e popullsisë së përgjithshme, thotë për Radion Evropa e Lirë, infektologu Xhevat Demiri. Mosvaksinimi i qytetarëve, sipas tij, pamundëson imunizimin kolektiv të popullatës.

“Dëshira është tjetër dhe mundësia tjetër. Ajo që po vërehet kohëve të fundit, qytetarët nuk janë shumë të interesuar për vaksinim për shkak të disa teorive konspirative që po shkruhen. Por, për të thënë se vaksinimi e ka arritur pikun, nevojitet që 60 për qind e popullatës të vaksinohet. Edhe pse thuhet se vaksina ka të mjaftueshme në stoqe, por mungon një vetëdijësim dhe fushatë më ‘agresive’ për këtë çështje”, shprehet ai.

Epidemiologu Dedushaj dhe infektologu Demiri, theksojnë se imuniteti i tufës ndaj koronavirusit do të arrihet pasi të vaksinohet 70 deri në 80 për qind e popullatës. Por, nëse Kosova arrin të vaksinojë 60 për qind të popullsisë, sipas tyre, sëmundja mund të jetë nën kontroll.

Për të arritur këtë përqindje, sipas epidemiologut Dedushaj, e vetmja mundësi ka mbetur që ekipet mobile shëndetësore të shkojnë nëpër shtëpi dhe të vaksinojnë qytetarët. Madje sipas tij, vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm.

“Në botë po zhvillohet pandemi, dhe në mjekësinë bashkëkohore dhe moderne ka shkaktuar aq shumë viktima. Në këto raste pandemie, duhet të veprojë dora e shtetit. Nuk ka të thuhet ‘nuk dua’. Shkelje e të drejtave të njeriut do të ishte sikur shteti nuk siguron masën më të sigurt, më efikase dhe të vetmen masë për shpëtimin e jetës, që është vaksina. Fatmirësisht, shteti ynë ka siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinës, dhe këtu nuk ka çka të pritet, të vaksinohen qytetarët “, thekson Dedushaj.

Në rajon, shteti i Serbisë prin me përqindjen më të lartë të vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit.

Deri më tash ky shtet ka vaksinuar 43 për qind të popullsisë së përgjithshme, Maqedonia e Veriut 32 për qind, po aq edhe Mali i Zi, Shqipëria 26 për qind, ndërkaq Bosnje e Hercegovina ka arritur të vaksinojë vetëm 13 për qind të popullsisë së përgjithshme.

-->
Previous Post

Kryetarja e Preshevës për reciprocitetin me targa: Mirëpresim çdo vendim që sovranizon Kosovën

Next Post

Mbështetje e madhe për Dr.Salih Dvoranin në Korroticë të Epërme

Lajme tjera

Mblodhi 20 mijë euro për shërimin e djalit të sëmurë, nëna nga Prishtina mashtrohet, ia vjedhin paratë në emër të ‘ndihmës’
Lajme

Mërgimtarët thyejnë rekord, dërguan 351.5 milionë euro në Kosovë për katër muaj

June 27, 2022
Arifi pas vizitës në Hagë: Veseli më tha ” gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës” (VIDEO)
Lajme

Arifi pas vizitës në Hagë: Veseli më tha ” gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës” (VIDEO)

June 27, 2022
E veçantë: Kështu i është vendosur emri nipit të heroit të kombit Agim Ramadani-Katana
Lajme

E veçantë: Kështu i është vendosur emri nipit të heroit të kombit Agim Ramadani-Katana

June 27, 2022
“Demokratët për Drenasin” mblidhen te liqeni i Vasileves, lideri i saj tregon arsyen
Lajme

“Demokratët për Drenasin” mblidhen te liqeni i Vasileves, lideri i saj tregon arsyen

June 27, 2022
Normalizohet çmimi i naftës në Gjilan shkon 1.39€, litra!
Lajme

Çmimet e naftës do të bien për 24 orë, thotë Minsitria e Tregtisë (Dokument)

June 27, 2022
Lajm jo i mirë për ata që do të martohen sivjen, shtrenjtohet ari për 18 për qind
Lajme

Lajm jo i mirë për ata që do të martohen sivjen, shtrenjtohet ari për 18 për qind

June 26, 2022
Next Post
Mbështetje e madhe për Dr.Salih Dvoranin në Korroticë të Epërme

Mbështetje e madhe për Dr.Salih Dvoranin në Korroticë të Epërme

Artistja e re Gigi lanson këngën e parë, pritet shumë mirë nga audienca shqiptare edhe nga ajo në Austri!

Artistja e re Gigi lanson këngën e parë, pritet shumë mirë nga audienca shqiptare edhe nga ajo në Austri!

RECOMMENDED NEWS

Dallaveret me subvencione në Bujqësi, 31 persona përfundojnë në pranga

Dallaveret me subvencione në Bujqësi, 31 persona përfundojnë në pranga

7 months ago
Infektologët thonë se imunizimi prej 60 për qind rrezikohet nga ata që s’e duan vaksinën

Infektologët thonë se imunizimi prej 60 për qind rrezikohet nga ata që s’e duan vaksinën

9 months ago
Lajmi fundit: Aksidentohen dy vetura te “Kroni i Mbretit”

Putin i jep një urdhër ushtrisë për luftën në Ukrainë

4 months ago
Kryeministri Kurti: Ikja e të rinjve, po na shqetëson

Kryeministri Kurti: Ikja e të rinjve, po na shqetëson

4 months ago

KATEGORITË

  • Botë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • lajmee
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Ushqim
  • Video

Më të lexuarat

  • (VIDEO) I shtrirë në mes të rrugës pa shenja jete, publikohet video e re nga vrasja në Ferizaj

    (VIDEO) I shtrirë në mes të rrugës pa shenja jete, publikohet video e re nga vrasja në Ferizaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është 50 vjeçari Osman Bogaj nga Komorani që vdiq në vendin e punës në Grabanicë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident i rëndë në Komoran(Pamje)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është polici që humbi jetën pasi ra në bunar në Drenas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Paga minimale s’e prek pensionin e veteranëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Drenicasot

Informohu ne kohë!

Lexo

  • Mërgimtarët thyejnë rekord, dërguan 351.5 milionë euro në Kosovë për katër muaj
  • Arifi pas vizitës në Hagë: Veseli më tha ” gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës” (VIDEO)
  • E veçantë: Kështu i është vendosur emri nipit të heroit të kombit Agim Ramadani-Katana

Category

  • Botë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • lajmee
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Ushqim
  • Video

Recent News

Mblodhi 20 mijë euro për shërimin e djalit të sëmurë, nëna nga Prishtina mashtrohet, ia vjedhin paratë në emër të ‘ndihmës’

Mërgimtarët thyejnë rekord, dërguan 351.5 milionë euro në Kosovë për katër muaj

June 27, 2022
Arifi pas vizitës në Hagë: Veseli më tha ” gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës” (VIDEO)

Arifi pas vizitës në Hagë: Veseli më tha ” gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës” (VIDEO)

June 27, 2022
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video

© 2022 Drenica Sot - Portal Informativ

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video

© 2022 Drenica Sot - Portal Informativ

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Reklamo Biznesin tuaj!