Isa Mustafa viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në fillim të kësaj jave ka vizituar krerët e U֔ÇK-së, në Hagë.

Në vizitën e tij ai ka takuar ish-Presidentin Hashim Thaçi, dhe krye parlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen bashkë me luftëtarë tjerë në paraburgim.

Ai ka bërë të ditur se ata janë në gjendje të mirë dhe të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së.

‘’Më gëzoi fakti që i gjeta mirë, të mbushur me idealizëm; të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së, të gatshëm për të mbrojtur të vërtetën’’, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar

Në fillim të kësaj jave vizitova ish krerët e UÇK-së  dhe drejtuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës për një kohë të gjatë dhe shumë të rëndësishme të shtetndërtimit, Presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarët Kadri Veseli  e  Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen bashkë me luftëtarë tjerë në paraburgim në Hagë.  Më  gëzoi fakti që i gjeta mirë, të mbushur me idealizëm; të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së, të gatshëm për të mbrojtur të vërtetën. Mund të jem pajtuar apo të mos jem pajtuar me njërin apo tjetrin për konceptet partiake e të qeverisjes , por është e pamohueshme trimëria dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e popullatës në zonat më të ashpra të luftës dhe zëdhënien për masakrat çnjerëzore nga ushtria dhe shteti i Millosheviçit, ashtu  siç është i pamohueshëm edhe kontributi për paqe në Konferencën e Rambujesë, në transformimin e UÇK-së menjëherë pas lufte, në negociatat e Vjenës për  shtet të pavarur, në shpalljen e pavarësisë  dhe në ndërtimin e institucioneve  demokratike. Uroj që nga ky proces, që u iniciua nga konstruksionet e rrejshme ruse-serbe në Raportin e Dick Martit,  të fitojë drejtësia! IM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *