Ish-kryeprokurori Jack Smith pëson aksident në Hagë

Të martën, në Gjykatën e 11-të Apelit, Qarku i Atalantas, janë përballur në sallën e gjyqit për të parën herë, ekipi mbrojtës i ish presidentit amerikan, Donal Trump dhe prokurorët federal që kur Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi Jack Smith javën e kaluar për të shërbyer si këshilltar special për hetimet penale të lidhura me Trumpin.

Diskutimet ishin të ashpra mes dy palëve, teksa një panel i gjykatës federale u shpreh shumë skeptik të martën në lidhje me përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump për të frenuar hetimin e Departamentit të Drejtësisë për një grumbull dokumentesh qeveritare, duke përfshirë të dhënat e ndjeshme të sigurisë kombëtare, që u gjetën në pronën e tij në Mar-a-Lago, raporton Politiko, përcjell Gazeta10.

Por ajo që ra në sy në këtë takim të parë ishte mungesa e ish-kryeprokurorit të Speciales në Hagë, Jack Smith, i emëruar për të udhëhequr hetimet ndaj Trumpit.

Sikurse njoftoi ekipi i tij në sallë, ai së fundi ka pësuar një aksident me biçikletë në Hagë dhe po merr trajtimin e duhur mjekësor. Madje sipas përfaqësuesve të Smithit, ai ka kërkuar edhe një ndërhyrje kirurgjike në gju por është duke e përcjellë të gjithë çështjen në mënyrë të rregullt nga distanca.

“Ai pritet të kthehet në SHBA së shpejti”, thanë zyrtarët në sallë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi javën që shkoi se e ka larguar nga Haga ish-Kryeprokurorin e Speciales Smith, për ta emëruar me një pozitë të re në hetimet ndaj Trumpit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *