• Rreth Nesh
  • Reklamo
  • Kontakto
Drenicasot
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video
No Result
View All Result
Drenicasot
Hapsirë Reklamuese Hapsirë Reklamuese Hapsirë Reklamuese
Home Lajme

Jasharaj i ashpër me Kurtin: Mos u bëni sikur s’ju ha palla për askënd, pagat s’kanë lëvizur nga viti 2018

February 10, 2022
in Lajme
A A
Jasharaj i ashpër me Kurtin: Mos u bëni sikur s’ju ha palla për askënd, pagat s’kanë lëvizur nga viti 2018
81
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
––>

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, u ka dërguar një letër mediave përmes së cilës thotë se Qeveria Kurti çdo ditë shton nga një arsye për protesta e greva.

Hapsirë Reklamuese

Sa duhët të jetë pagesa për veteranët?

Jasharaj shprehet se Qeveria Kurti nuk e ka bërë asnjë lëvizje për rritjen e pagave.

“Ngritja e çmimeve të artikujve elementar nuk ka pasur të ndalur, kurse pagat nuk kanë lëvizur që nga janari 2018”, shkruan Jasharaj, transmeton Gazeta Express.

Ai i bën thirrje qeverisë që të mos vazhdojë me injorancë.

Letra e tij e plotë, pa ndërhyrje:

Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva

SBASHK-u do të dalë publikisht me qëndrimet pas takimit të së dielës të Këshillit Drejtues dhe të kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve si përgjigje ndaj gjithë situatës aktuale dhe kërkesave legjitime të anëtarësisë, por unë sot edhe si qytetar, edhe si kryetar i kësaj sindikate, po i drejtohem publikisht institucioneve që të këndellën e të mos vazhdojnë me injorancë, me fyerje e me bindjen se ata kanë forcën dhe mundësinë të bëjnë çfarë t’u teket dhe se nuk u ha palla ama bash për as kë.

Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva. Ngritja e çmimeve të artikujve elementar nuk ka pasur të ndalur, kurse pagat nuk kanë lëvizur që nga janari 2018. Qeveria Kurti as edhe një lëvizje në paga e nga ana tjetër për ditë me lëvdata se buxhet si ky tani nuk kemi tani e 21 vite e këndej .Kjo Qeveri me mijëra zëdhënës në face book u kujdes vazhdimisht që po kritikoi apo po kërkoi ndonjë sindikatë ngritje pagash të shahen e fyhen udhëheqësit sindikalë me qëllimin se do ua bëjnë bajat apo edhe do t’i frikësojnë e t’i bëjnë të heshtin .

Tani gjithë kësaj iu shtuan edhe ngritja e çmimit të derivateve dhe energjisë e me këtë tmerr na vijnë tmerre të tjera me vazhdimin e ngritjes së çmimeve për gjithë artikujt elementarë dhe Qeveria e mbështetur në face booka sillet me fodullek dhe s’ka as edhe një shqetësim pse po krijohen arsye të reja për protesta e greva.

Më shumë se kjo na doli tani edhe versioni i Ligjit të pagave i punuar nga një komision i autorizuar nga Ministri Sfeçla .Premtimi ishte e sindikatat do të jenë të këqyra në punën e komisionit, por po del se ato janë ftuar në cilësinë e spektatorit me qasjen ‘’ky është ligji, merr ose le’’.Ky versioni i ri është tepër i keq dhe SBASHK nuk do ta pranojë dhe po përgatitet për veprime sindikale, që nuk janë edhe të panjohura nga e kaluara e pikërisht për shkak të pakënaqësive të arsyeshme po për këtë ligj. Versioni i Ministrit Sfeçla po thotë se raporti i koeficienteve është 1 me 20 (një me njëzet), që është dyfishi nga ligji i kaluar i pagave,që Kushtetuesja e ktheu në pikën zero .Ky 20 është për pagën e Presidentes, koeficienti 19 për pagën e Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit e pastaj koeficientët tjerë për do njerëz të tjerë të mëdhenj të shtetit, kurse koeficientët nga 2 e pak më lartë për të tjerët. SBASHK është duke e analizuar versionin e Ligjit të pagave përgatitur nga Grupi i Ministrit Sfeçla dhe vërejtjet e bashkë me kërkesat e mbështetura me argumente do ia prezantojë Ministres Nagavci dhe Ministrit Sfeçla në takimet me ta e po ashtu do t’i debatojë edhe në takimin e të së dielës të Këshillit Drejtues dhe të kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve dhe do të marr vendime meritore duke u bazuar në realitetin se Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva.

Rrahman Jasharaj,

Kryetar i SBASHK-ut

-->
Previous Post

“Të lutem Flor, mos i prek” – përplasja me gazetarët dhe urdhri i presidentes për truprojën e saj nga Mitrovica

Next Post

Shembull i mirë i deputetes: Vasfije Krasniqi nuk mori asnjë cent për naftë

Lajme tjera

Lajm jo i mirë për ata që do të martohen sivjen, shtrenjtohet ari për 18 për qind
Lajme

Lajm jo i mirë për ata që do të martohen sivjen, shtrenjtohet ari për 18 për qind

June 26, 2022
Feronikeli kampion i Kosovës në Volejboll U14 (M)
Lajme

Feronikeli kampion i Kosovës në Volejboll U14 (M)

June 26, 2022
Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi mbi 41 mijë euro nga qytetarët për termine të vizave
Lajme

Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi mbi 41 mijë euro nga qytetarët për termine të vizave

June 26, 2022
Një talent kampionë nga Drenasi, njihuni me talentin premtues Eris Hyseni!
Lajme

Një talent kampionë nga Drenasi, njihuni me talentin premtues Eris Hyseni!

June 26, 2022
Pas takimit të kryetarëve të komunave me Kurtin, Lladrovci: Qasjet mund t’i kemi të ndryshme, por na bashkon interesi i qytetarit!
Lajme

Pas takimit të kryetarëve të komunave me Kurtin, Lladrovci: Qasjet mund t’i kemi të ndryshme, por na bashkon interesi i qytetarit!

June 25, 2022
Dalin pamjet se si profesori kosovar ngacmon seksualisht 13 vjeçaren në shkollë
Lajme

Dalin pamjet se si profesori kosovar ngacmon seksualisht 13 vjeçaren në shkollë

June 25, 2022
Next Post
Shembull i mirë i deputetes: Vasfije Krasniqi nuk mori asnjë cent për naftë

Shembull i mirë i deputetes: Vasfije Krasniqi nuk mori asnjë cent për naftë

Rasti i ndodhur në Sankoc/ Arrestohet pas 6 muajve një person, gjuajti me armë në drejtim të viktimës pastaj e braktisi veturën në pyll

Rasti i ndodhur në Sankoc/ Arrestohet pas 6 muajve një person, gjuajti me armë në drejtim të viktimës pastaj e braktisi veturën në pyll

RECOMMENDED NEWS

Pse Albin Kurti ishte në rreshtin e fundit të ‘fotografisë familjare’ në Slloveni?

Pse Albin Kurti ishte në rreshtin e fundit të ‘fotografisë familjare’ në Slloveni?

9 months ago
Ish drejtori i VV-së akuzon partinë në pushtet se po e “kapë” UP-në me njerëz të vetë të akuzuar për plagjiaturë

Ish drejtori i VV-së akuzon partinë në pushtet se po e “kapë” UP-në me njerëz të vetë të akuzuar për plagjiaturë

2 days ago
Zyrtari policor në Ferizaj kërcënohet nga fqinji i tij, e nxjerr armën zyrtare për ta mbrojtur veten

Zyrtari policor në Ferizaj kërcënohet nga fqinji i tij, e nxjerr armën zyrtare për ta mbrojtur veten

2 months ago
Ndodhi afër Drenasit/ Hajni ia vë zjarrin veturës që e vodhi, sulmon Policinë pasi arrestohet

Ndodhi afër Drenasit/ Hajni ia vë zjarrin veturës që e vodhi, sulmon Policinë pasi arrestohet

2 weeks ago

KATEGORITË

  • Botë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • lajmee
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Ushqim
  • Video

Më të lexuarat

  • (VIDEO) I shtrirë në mes të rrugës pa shenja jete, publikohet video e re nga vrasja në Ferizaj

    (VIDEO) I shtrirë në mes të rrugës pa shenja jete, publikohet video e re nga vrasja në Ferizaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është 50 vjeçari Osman Bogaj nga Komorani që vdiq në vendin e punës në Grabanicë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident i rëndë në Komoran(Pamje)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është polici që humbi jetën pasi ra në bunar në Drenas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Paga minimale s’e prek pensionin e veteranëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Drenicasot

Informohu ne kohë!

Lexo

  • Lajm jo i mirë për ata që do të martohen sivjen, shtrenjtohet ari për 18 për qind
  • Feronikeli kampion i Kosovës në Volejboll U14 (M)
  • Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi mbi 41 mijë euro nga qytetarët për termine të vizave

Category

  • Botë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • lajmee
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Ushqim
  • Video

Recent News

Lajm jo i mirë për ata që do të martohen sivjen, shtrenjtohet ari për 18 për qind

Lajm jo i mirë për ata që do të martohen sivjen, shtrenjtohet ari për 18 për qind

June 26, 2022
Feronikeli kampion i Kosovës në Volejboll U14 (M)

Feronikeli kampion i Kosovës në Volejboll U14 (M)

June 26, 2022
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video

© 2022 Drenica Sot - Portal Informativ

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video

© 2022 Drenica Sot - Portal Informativ

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Reklamo Biznesin tuaj!