Restaurant Blinaja
Categories: Lajme

Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan për drogë në Fushë Kosovë, njëri shitës e tjetri përdorues

Restaurant Blinaja

Gazeta Sinjali sot raportoi për arrestimin e dy personave në Fushë Kosovë, të cilët janë kapur në flagrancë nga Policia, njëri duke shtiru drogë e tjetri duke e blerë. Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “28 Nëntori”, me ç’rast të dyshuarit u shoqëruan në stacion policor. Sinjali ka mësuar identitetin e dy të rinjve, njëri prej të cilëve ka përfunduar në ndalim policor.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që dyshohet për shitje dhe shpërndarje të substancave narkotikë është Ardit Shalaku, 24-vjeçar, ndaj të cilit Prokurori i Shteti ka nxjerrë aktvendim për ndalim. Ndërsa i dyshuari tjetër është Urim Gashi, po ashtu 24-vjeçar, që është lënë i lirë.

Njësitë policore kanë kapur Shalakun dhe Gashin duke shkëmbyer substanca narkotike të llojit marihuanë dhe si rrjedhojë të dy kanë përfunduar në pranga.

Sinjali mëson se të dilleri 24-vjeçar i cili dyshohet se ka shitur marihuanën te bashkëmoshatari i tij, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të cilat ishin gati për shitje.

Pas përfundimit të procedurave policore, Shalaku është ndaluar për 48 orë dhe dot të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Po ashtu ndaj të dyshuarit i cili bleu marihuanën për konsum personal, është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Share
admin

Recent Posts

Njoftim nga KRU “Prishtina” për gjendjen e krijuar me turbullirën e ujit në kanalin e Ibër Lepencit dhe zgjidhjet alternative për furnizim

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet… Read More

2 hours ago

Aksident me fatalitet, vetura godet për vdekje një këmbësore

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Ismail Kryeziu’ në lagjen… Read More

4 hours ago

VIDEO / Ndodh edhe kjo: Një punëtor i marketit ia kafshon veshin konsumatorit në Fushë Kosovë

Në emisionin Mëngjesit në Kanal 10, me një lidhje direkte është raportuar për një sulm… Read More

5 hours ago

Ish-kryeprokurori Jack Smith pëson aksident në Hagë

Të martën, në Gjykatën e 11-të Apelit, Qarku i Atalantas, janë përballur në sallën e… Read More

5 hours ago

Qeveria miraton Projektligjin e Pagave e atë për Zyrtarët Publik

Qeveria e Kosovës i ka dhënë dritë jeshile dy projektligjeve atij për Zyrtarët Publik dhe… Read More

5 hours ago

U godit nga vetura, vdes 61-vjeçarja

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në Arbanë… Read More

6 hours ago