Kiqina i VV-së: Entuziazmi i fitorës është i madh, prandaj fitorja do të jetë madhështore!

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Lëvizja Vetëvendosje, ka vizituar lagjen Topalli të Baicës.

Ai thotë se entuziazmi i fitores është i madh, dhe sipas tij fitorja do të jetë madhështore, shkruan DrenicaSot.

Garë e ngushtë në Drenas po paraqesin edhe sondazhet ende të pakonfirmuara nga Institutet e matjeve.

Postimi i Kiqinës:

Në Baicë u takuam me disa nga shumë përkrahës të ndryshimit të madh që do të ndodh me 17 tetor.
Lagjja Topalli e këtij fshati, porse çdo fshat, lagje e familje, kanë vendosur të na besojnë ne, për ndryshimin e nevojshëm në Komunën e Drenasit.
Entuziazmi i fitores është i madh, prandaj edhe fitorja do të jetë madhështore, po i flasim kalimthi problemet, sepse zgjidhja për to, po vjen shpejt.