Kiqina i VV-së viziton zjarrfikësit në Drenas!

Gjatë ditës së sotme kandidati për kryetarë të Drenasit nga radhët e Vetëvendosjes, Fejzi Kiqina ka vizituar institucionin e zjarrfikësve ku u prit nga menaxheri Afrim Gjeli.
Kiqina u njoftua përsëafërmi me problemet e këti institucioni, probleme këto që do të evitohen me qeverisjen e VV-së në Drenas.
Detaje të tjera të kësaj vizite, i gjeni në postimin e Fejzi Kiqinës në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Ja postimi i tij i plotë:
Sot, bashkë me Filloretën, Ismetin dhe Teutën ishim në vizitë tek institucioni i zjarrfikësve në Drenas, ku u pritëm nga menaxheri, Afrim Gjeli.
U njoftuam për problemet që ka ky institucion, nga mungesa e stafit e deri tek mjetet për punë dhe hidrantët.
Si qeverisje e ardhshme komunale, premtuam se do të bëjmë çdo gjë që është në kompetencën tonë, por edhe do avokojmë në qeverinë qendrore që kushtet e tyre të përmirësohen.
Ashtu siç ata na duhen në momentet tona më të vështira e emergjente, në të njëjtën formë edhe ne do të angazhohemi t’i përmirësojmë kushtet e tyre të punës.