Kiqina pritet ngrohtë në Gllanasellë e Zabel/ Rapsodët e ‘ndezin’ ndejën

Kandidati për kryetar të Drenasit, Fejzi Kiqina është pritur me entuziazëm në Gllanasellë dhe Zabel të Ulët.

Ai është zotuar para tyre se dera e zyrës së tij, si kryetar i Drenasit, do të jetë e hapur përherë, shkruan DrenicaSot.

Fejziu është vëllau i heroit Rasim Kiqina, derisa ka marrur mbështetje të madhe nga shumica e fshatrave të Drenasit në këtë fushatë.

Postimi i plotë:

Mbrëmë ishim në Gllanasellë dhe Zabel të Ulët. Pritja nga banorët e këtyre dy fshatrave, të lëna në harresë nga qeverisjet e deritanishme, ishte madhështore.
Dera e zyrës time, si Kryetar i Komunës, do të jetë gjithmonë e hapur për ta. Fshatrat e lagjet tona kanë nevojë për qeverisje krejt tjetër. Drejtësia në ndarjen e buxhetit komunal dhe realizimi i projekteve kapitale infrastrukturore në bashkëpunim me banorët, është zotimi që do e mbaj. Ne do të fitojmë bashkë dhe së bashku do të qeverisim.