Komuna e Drenasit dhe Shoqëria “Lëvizja” organizojnë akademi falenderuese për veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare

Nesër më 13.01.2022, në ora 14:00, në Sallën e Kulturës në Drenas, do të mbahet akademi falenderuese për disa nga veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare.

Kjo akademi falenderuese organizohet nga Shoqëria “Lëvizja” dhe Komuna e Drenasit.

Me këtë rast disa nga këta veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare, do të dekorohen me mirënjohje nga Komuna e Drenasit.

(Foto nga arkivi)