Komuna e Drenasit fituese e Grantit të Performancës për “Mjedis të Pastër”

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit të komunave në Republikën e Kosovës për Grantin e Performancës “Mjedisi i Pastër”, Komuna e Drenasit është kualifikuar si komunë fituese, ku kjo dëshmon se Drenasi mbetet kampion ne të gjitha fushat për qeverisje të mirë, transparente e në shërbim të qytetarit.

 

Komuna e Drenasit ka përfituar grant me vlerë prej 211.585.00 euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ-in, nga indikatorët e MAPL-së.

 

Komuna e Drenasit dhe kryetari, Ramiz Lladrovci falënderon ekipin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe gjithë stafin e komunës për punën dhe përkushtimin e tyre.

 

Gjithçka po bëhet drejt synimit që Drenasi të mbetet Komuna më e gjelbër dhe më e pastër.​