Komuna e Drenasit me aktivitete nis fushatën “16 Ditë të Aktivizimit kundër dhunës në familje”

Komuna e Drenasit, përkatësisht Zyra për Barazi ka hapur fushatën sensibilizuese “12 ditët e aktivizimit kundër dhunës në familje” me vizitat në institucione të cilat kanë për qellim të parandalojnë, mbrojnë dhe trajtojnë viktimat e dhunës në familje.

Në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të kësaj fushate gjatë ditës së djeshme janë mbajtur disa takime me akteret të cilët kanë rol kyç në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie negative. Fillimisht vizita në stacionin e policisë në Drenas, pastaj vizita në Qendrën për Punë Sociale si dhe Gjykata Themelore, Dega Drenas.

Në këto takime është diskutuar rëndësia e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit te shoqërisë në parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj gruas, forcimi i mekanizmave institucionale, mbështetja e viktimave te dhunës në familje.

Në këto takime është dakorduar për forcimin e bashkëpunimit me këto institucione me qëllim të parandalimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për këto dukuri negative dhe raportimit të dhunës.

Mesazhi kryesor i kësaj fushate sensibilizuese “unë zgjedh të jetoj pa dhunë” thekson se dhuna ne familje është njëkohësisht edhe shkelje e të drejtave të njeriut dhe cenim i të drejtës së jetës, e drejtë kjo e mbrojtur dhe e sanksionuar me ligj .