Komuna e Drenasit shënon me disa aktivitete festën e 28 Nëntorit

Me rastin e shënimit të festes së 28 Nëntorit, ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë̈, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së, nënkryetari i komunës, Arben Shala së bashku ekzekutivin e zyrtarë komunal, kanë bërë̈ homazhe pranë shtatoreve të heronjve në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas dhe në varrezat e dëshmoreve, ku kanë vënë kurora dhe buqeta me lule të freskëta.

Fillimisht janë bërë homazhe në sheshin e qytetit pranë shtatorëve Fehmi e Xhevë Lladrovci, Shaban, Hamëz e Ademi Jashari, Bedri Shala, Rasim Kiqina, Ilaz Kodra dhe Hafir Shala. Homazhet kanë vazhduar në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, kompleksin e varrezave në Marinë dhe në gjitha vendvarrezat e dëshmorëve në komunën e Drenasit.

Kushtuar kësaj date të rëndësishme është mbajtur Akademi Solemne në Sallën e Kuvendit. Nënkryetari i komunës, Arben Shala në fjalën e tij në këtë akademi deklaroi se “……dalja e UÇK-së në skenë si një forcë e organizuar mirë dëshmoi edhe njëherë se populli shqiptar në Kosovë parapëlqente më shumë lirinë se cdo gjë tjertër, se ishte I gatshëm të jepte jetën për shtrejtën liri”.

Ndërsa, Drejtori i SHMP “Fehmi Lladrovci”, Lulzim Nika ka dhënë një kumtesë të detajuar për historinë e luftës së lavdishme të UCK-së, ditën e flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë.