Kopiliqi i Poshtëm, Tica, Likoci e Makermali janë fshatrat e Skenderajt që i vazhduan fshatrat ku po merr mbështetje Bekim Jashari, kandidati i listës IDEAL për kryetar të Skenderajt.
Jashari ka thënë se do vazhdojnë me transparencë të plotë në qeverisje edhe gjatë mandatit tjetër në krye të Komunës së Skenderajt, shkruan DrenicaSot.
Postimi i Jasharit:
Mbështetje e madhe mbrëmë në Kopiliq të Poshtëm, Ticë, Likoc dhe Makermal, për Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e vendit.
Para qytetarëve u zotuam që do të vazhdojmë të qeverisim me transparencë të plotë, duke i’u shërbyer gjithë banorëve të Skenderajt, ku së bashku do të arrijmë të realizojmë shumë projekte jetike, gjatë mandatit 2021-2025.
Mbështetja e qytetarëve për Idealin tonë të përbashkët është mesazh i qartë që Skenderaj nuk kthehet mbrapa, por vazhdon para në jetësim të amanetit të dëshmorëve e heronjve të kombit tonë.
Faleminderit bashkëqytetarë!
#idealpërskenderaj #ideal113