Përhapja e pandemisë Covid-19 ka ndryshuar jetën e qytetarëve.
Për gati dy vjet nga shpërthimi i këtij virusi, qytetarët përjetuan lloj-lloj traume psikologjike, e që u ngritë si shqetësim edhe nga profesionistët e fushës.
Përveç efekteve negative që ndikuan tek njerëzit, Kosova ia pa hairin kësaj pandemie në një aspekt tjetër.
Nataliteti “lulëzoi” si kurrë më parë.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Viti 2021, më i frytshmi / Për 9 muaj lindën 33,217 foshnje në Kosovë
Në nëntë mujorin e këtij viti kur vendi vazhdon të përballet me situatë jo të mirë me Covid-19, kanë lindur 33 mijë e 217 foshnje, numër rekord në vitet e fundit.
Vetëm në muajin korrik në vendin tonë kanë lindur 5 mijë e 330 foshnje, pasuar me muajin gusht që është muaji rekord me 5 mijë e 360 fonshje të lindura.
Në këta dy muaj, lindën 1 mijë e 329 meshkuj më shumë se femra.
Se ky vit ka thyer rekordin e lindjeve në Kosovë, e thonë edhe statistikat e Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës.
Në vitin 2018 kanë lindur 22 mijë 622 fëmijë, në vitin pasues, pra më 2019 erdhën në jetë më pak se 580 se ai i vitit paraprak, e në vitin 2020, në kohën kur ishte vendi në mbyllje, lindën 18 mijë 186 foshnje.