Krasniqi në Skenderaj: Fadil Nura do të jetë kryetar në Skenderaj. Skenderaji nuk e lëshon PDK-në!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qendruar sot në Skenderaj, ku bashkë me kryetarin e degës së Skenderajt, Sami Lushtakun si dhe kandidatin për kryetar të kësaj komune, Fadil Nurën kanë vizituar fshatrat Lagjia 6, Polac, Kline te Mesme dhe Llaushë.

Nga këtu Krasniqi ka bërë thirrje që të votohet PDK-ja dhe kandidati i saj Fadil Nura, sepse siç thotë ai, nuk ka tjetër PDK në Skenderaj përveç asaj me numër 177.
Ai ka thênë se ndihet e sigurtë dhe krenarë që qytetarët e kësaj komune prapë do ta votojnë PDK-në dhe Fadil Nurēn si kryetar të saj.

“Fadil Nura ka qenë udhëheqës shembull i kësaj komune në kohën kur ka qenë ushtrues detyre i kryetarit dhe nëse ka diçka që e ka transformu këtë komunë të cilës i kemi pasë borgj krejt Kosova, dhe këtë borgj nuk ia ka kthy askush derisa ka ardh PDK-ja në pushtet, ka qenë PDK-ja kur e ka udhëheq me Sami Lushtakun dhe Fadil Nurën. Prandaj ne si PDK jemi të sigurtë, të lumtur, krenar që kemi një djalë si Fadilin ne garë, dhe jemi të sigurtë që me mbështetjen e gjith qytetarëve të Skenderajt ai do të jetë kryetari i juaj i ardhshëm për me i vazhdu punët e mëdha transformuese për komunën e Skenderajt që kanë mbetë të pa realizume ose të anuluara prej kur këta më nuk janë në zyre në komunë. Ne si PDK jemi të sigurtë që Skenderaji nuk e lëshon PDK-në, sepse nuk ka PDK pa Skenderaj. Nuk ka PDK pa Drenicē dhe jepeni mesazhin të gjithë atyre që provojnë me bë mjegull se PDK është veç një, e pa ndashme, e pa thyeshme me numrin 177. Veç një PDK është në Drenicë” ka thënë Krasniqi.

Ndërsa kandidati i PDK-së, për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, tha se entuziazmi i qytetarëve të Skenderajt po dëshmon se pas datës 17 tetor, PDK-ja do të udhëheq më këtë komunë.

“Është kënaqësi tē jem sot këtu, jo vetëm në cilësinë e kandidatit për kryetar të komunës, por pas datës 17 do të jem kryetar i komunës së Skenderajt. Këtu po e dëshmoni ju, qytetarë të Skenderajt në cdo takim që po e mbajmë së bashku. Entuziazmi dhe gadishmëria e juaj për ta përkrahur PDK-në është jashtëzakonisht e madhe, prandaj edhe fitorja është e pa diskutueshme.”tha Nura.

Ndërsa kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka thënë se të gjitha projektet e mëdha në komunën e Skenderajt janë nga qeverisja e PDK-së në këtë komune, dhe pasë 17 tetorit, me Fadil Nurën kryetar, do të vazhdojnë punët e mbetura në gjysmê.

“Qytetarët e Skenderajt e kanë provuar qeverisjen e PDK-së në komunën tonë. I dijnë të gjitha projektet e mëdha që i kemi bërë dhe e dijnë që jemi të gatshëm dhe sa jemi të gatshëm me punu. Edhe shkolla profesionale edhe spitali edhe sheshi, dhe gjitha projektet janë nga qeverisja e PDK-së në këtë komunë”, ka thënë Lushtaku.