Kryefamiljari i familjes Jashari, Rifati, pranon një dhuratë simbolike për 28 Nëntorin

Gjimnazi “Hamëz Jashari” në Skënderaj ka vizituar përfaqësuesin e familjes Jashari, Rifat Jasharin.

Nxënësit e këtij gjimnazi kohët e fundit kanë treguar suksese të larta në kuadër të aktiviteteve të tyre që i kanë pasur në subjekte të ndryshme.

Një fushë ku janë shfaqur shumë talentë të kësaj shkolle është arti. Nxënësit kanë mahnitur me pikturimin e figurave të ndryshme historike, e në mesin e tyre edhe heronjtë legjendarë Adem, Hamëz e Shaban Jasharin.

Gjimnazi zgjodhi Festat e Nëntorit, që këto piktura t’ia japë si dhuratë Rifat Jasharit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *