Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten ka pritur në takim misionin e vëzhguesve të zgjedhjeve lokale nga Bashkimi Evropian në Kosovë, ku është diskutuar lidhur me procesin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 17 Tetor.
Në këtë takim, misioni vëzhgues i zgjedhjeve të Bashkimit Evropian në Kosovë, (EU EOM) nga Kryetari Lladrovci janë njoftuan për përgatitjen e zgjedhjeve që do të mbahen me 17 Tetor. Kryetari Lladrovci u ka bërë thirrje misionit vëzhgues të zgjedhjeve nga BE-ja dhe gjithë akterëve pjesëmarrës ne këto zgjedhje, që të ruajnë në formën sa më demokratike gjithë procesin zgjedhor. Lladrovci ka shtuar se Drenasi ka treguar gjithmonë kulturë demokratike në procese zgjedhore.
Kryetari Lladrovci, përfaqësuesit e BE-së, i ka falënderuar që për secilën parë zgjedhje, për bashkëpunimin e monitorimin e procesit zgjedhor ku qytetarët tanë gjithmonë kanë treguar kulturë të lartë demokratike.
Misioni vëzhgues i zgjedhje nga Bashkimi Evropian, të përfaqësuar nga Giuliano Salis, Franziska Best dhe Agron Ajazi konsulent, kanë theksuar se do të jenë në detyrë për të vëzhguar gjithë procesin e zgjedhjeve lokale në Drenas dhe kanë falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin e bashkëpunimin.