Kryetari Lladrovci uron fillimin e vitit shkollor

Lladrovci shpreh gjithë falenderimin dhe mbështetjen për nxënësit e Drenasit për sukseset e treguara në të kaluaren duke marrur pjesë në konferenca ndërkombëtare, por edhe faktin që arsimi do të vazhdojë të jetë prioriteti I qeverisjes së tij, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Kujtojmë se hapja e shkollave është shtyer me vendim të qeverisë si masë kunder përhapjes se Covid-19.

Postimi I plotë:

“Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Ju uroj përzemërsisht fillimin e Vitit të ri shkollor, me premtimin tim se mësimi do të vazhdoj të jetë prioriteti ynë i përbashkët në qeverisjen lokale.

Edhe pse ky vit nisi me vonesë për shkak të pandemisë, uroj që kjo ditë të jetë e veçantë për ju dhe të vazhdoni rrugën e nxënies së diturive të reja, miqësive dhe sukseseve në procesin edukativ dhe arsimor.

Uroj që pandemia të kalojë, të keni shëndet të mirë dhe të vazhdoni të na bëni krenar, siç na keni bërë deri tani, me pjesëmarrje në konferencat ndërkombëtare si “Euroscola”, në kampin ndërkombëtar “Edu Camp Summer” dhe garat e tjera ndërkombëtare me shokët tuaj të Gjermanisë, Austrisë, Finlandën e tjera shtete.

Uroj të na bëni krenar neve, familjet e juaja dhe shtetin, sepse ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e ndritur e vendit!

Kam besim të plotë te Ju nxënës të dashur, tek personeli arsimor, do të vazhdoni rrugëtimin e tuaj me motivimin në nxënien e diturive të reja.

Ju siguroj se mbështetja ime nuk do të mungojë asnjëherë.

Urime, shumë suksese!”