Kurse për të rinjë nga KBI-Drenas

Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas ka filluar organizimin e kurseve për 5 disiplina mësimore.

Mësimi Klasor i Ulët, Gjuhë Angleze, Matematikë, TIK-u dhe Arti janë lëmitë, me mësimdhënës të specializuar që do të mbahen në ambientet e KBI-së.

Të mirëpritur janë nxënësit e kësaj komune, thonë nga KBI, derisa kjo shihet si mundësi e mirë për avancim në mësime./DrenicaSot

Ja edhe njoftimi nga KBI:

Njoftim!

Departamenti i të Rinjëve i Këshillit të Bashkësisë Islame, dega në Drenas, do të organizoj kurse të ndryshme:

Mësim klasor 1 deri 5,
Gjuhë Angleze,
Matematikë,
TIK,
Art.

Njëherit njoftojmë të gjithë të interesuarit se që nga 17 Janar 2022 deri me 31 Janar 2022 do të bëhen regjistrime në kurse të lartcekura, në zyret e KBI-së, Drenas.

Kurset, organizohen për të gjitha grup moshat, varësisht interesimit dhe kërkesave tuaja.
Për më shumë informacione, mund të vini në zyret e Bashkësisë Islame – Drenas, prej orës 09:00 deri 15:00

Një lëndë e kursit do të kushtoj vetëm 10€ në muaj.

Me 1 shkurt 2022 do të fillojmë me mbajtjen e kurseve.

Me Mësimdhënës të licencuar, dhe me përvojë profesionale.

Ju mirëpresim,
Departamenti i të Rinjëve, KBI, dega Drenas, afër Postës.
Nr. kontaktues 044532062