Kush është Arben Zeka kandidati për Asamble në Drenas nga IQ ”GREEN” që kërkon votën tuaj?

Garës për detyrën e asambleistit në Asamblenë Komunale në Drenas, në kuadër të IQ.”GREEN për Drenas”, iu bashkua edhe ekonomisti nga Nekoci, z. Arben Zeka.

Shkollimin fillor e ka përfunduar në Fushticë të Ulët dhe në Nekoc, të mesmen në Drenas, ndërsa studimet në Bachelor dhe Master në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Gjatë kohës së shkollimit të mesëm dhe studimeve, ka qenë pjesë e shumë trajnimeve dhe seminareve si dhe aktiviteteve tjera shoqërore.

Në vitin 2015 ishte pjesë e Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit, gjë që ia ka mundësuar të shoh dhe të kuptoj nga afër rëndësinë e mjedisit.

Ka qenë shumë bashkëpunues dhe aktiv në sigurimin e kontejnerëve për Komunën e Drenasit.

Aktualisht, i punësuar në njërën nga kompanitë e sigurimeve në Kosovë.

Për t’i arritur synimet e IQ.”GREEN për Drenas”, na nevojitet angazhimi, besimi dhe ndihma e shumë njerëzve të devotshëm si Arbeni. Mjedisi jetësor është shtëpia jonë.