Ky është 26 vjeçari kosovar që u vra sot me thikë

Mediat kanë publikuar fotografinë e të riut që mbeti i vrarë sot në Pejë, si pasojë e një përleshjeje me thika.

E.M., 26-vjeç, nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve të marra nga thika, ai vdiq duke u trajtuar në spital.

Sulmi me thikë ka ardhë pas një përleshjeje, ku të përfshirë ishin edhe dy persona, raporton Gazeta Express.

Ngjarja ndodhi sot para orës 15:00 në lagjen “Fidanishte” në Pejë, ndërsa për vrasjen e të riut janë prangosur dy persona.

Lajmin për arrestimin e dy të dyshuarve e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Si pasojë e një përleshje në Pejë, një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra, dy persona janë arrestuar, njëri i dyshuar për veprën pënale vrasja: e tjetri për veprën penale “lëndim trupor”. Në këtë rast ka pësuar lëndime trupore edhe i dyshuari për veprën penale “vrasja””, tha Nikçi për Express.

Ai tha se pas intervistimit, të dyshuarit do të ndalohen për 48-orë, me urdhër të prokurorit të shtetit.

Nuk dihen motivet që çuan deri te vrasja.