Ky është burri që dyshohet se vrau gruan në Skënderaj dhe u dorëzua në Polici

Një burrë dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.

Mësohet se i dyshuari është Skender Qerimaj, i cili është vetëdorëzuar në Polici, ku ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Lirie Qerimaj.

“E vrava gruan”, u ka thënë 51-vjeçari zyrtarëve policorë, në momentin kur është vetëdorëzuar.

48-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës, por për shkak të plagëve të rënda, ka ndërruar jetë.

Dyshohet se kjo vrasje lidhet nga një mosmarrëveshje që çifti kishte pasur në natën e ndërrimit të motmoteve.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, Skender Qerimaj është dërguar në ndalim policor.