U raportua se është arrestuar një person në Tërstenik të Drenasit, i cili kishte kanosur kryetarin Ramiz Lladrovci.
Pas publikimit të këtij lajmi, Policia ka identifikuar këtë person dhe të njejtit i është gjetur armë dhe radiolodhje.
E në lidhje me këtë rast, ka reaguar edhe kryetari Ramiz Lladrovci:
Qytetarë të nderuar,
Si person me veprimtari politike, nga vitet ’80 e këndej, kam parë e përjetuar sulme të ndryshme, nga persona të ndryshëm. Nuk ia kam pasur frikën as shpifjeve as kërcënimeve të hapura apo anonime, por, të gjitha i kam paraqitur pranë organeve përgjegjëse.
Është për keqardhje dhe u ndjeva keq nga lajmi në një portal lidhur me një qytetar, sipas Policisë, është kërcënues ndaj meje, tek i cili u gjetën edhe armë dhe radiolidhje. Këtë person as e njoh as nuk kam pasur njohuri se cili është, apo cilat janë motivet e tij.