Lajm i hidhur: Vdes Zenel Beka plaku nga Skënderaj, i njohur për publikun me mullirin me të vjetër

Zenel Beka nga fshati Kuqicë i Skënderajt ka ndërruar jetë sot në moshën 89 vjeç.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

Zenel Beka ishte bërë i njohur në rrjetet sociale në vitin 2020 gjatë kohës së pandemisë i njohur për deklaratën “sa të ka lumi ujë, unë do të punoj në mulli pa para”.