Kosova dhe Serbia, të mërkurën mbrëma kanë arritur marrëveshje për targat, në Bruksel.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka bërë të ditur se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve”, tha ai.
Tutje ka ftuar palët që në ditët në vijim të diskutojnë hapat e ardhshëm.
“E falënderoj përfaqësuesin special Miroslav Lajçak palët për punën e palodhur”, tha Borrell.
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka thënë se pas shumë orësh bisedime, Kosova ka arritur objektivin.
“Pas orëve të gjata, arritëm objektivin tonë: Kemi një marrëveshje! Tani mund të fillojnë bisedimet intensive për normalizimin e plotë”, shkroi Bajrami në Twitter./Telegrafi/
STOP GRABITJES SË PRONËS PUBLIKE NË DRENAS Siç, thonte, Baez: "Nëse nuk lufton për t’i… Read More
Presidenti i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka hedhur një sërë kritikash ndaj Bashkimit… Read More
I është dhënë lamtumira e fundit Flordian Shabaj – kadet i Policisë së Kosovës i… Read More
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka qenë i kujdesshëm në përgjigjet kur është pyetur për… Read More
Gazeta Sinjali sot raportoi për arrestimin e dy personave në Fushë Kosovë, të cilët janë… Read More
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet… Read More