Restaurant Blinaja

LAJMI I FUNDIT: Deputetët evropian i kërkojnë këshillit të BE-së heqjen e vizave për Kosovën pa vonesa

Restaurant Blinaja

Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar mbrëmë për krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën që BE-ja të përshpejtojë procesin e integrimit. Në raport deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën nga Këshilli i BE-së pasi sipas tyre izolimi shton aktivitetet kriminale.

Ky raport është miratuar me 531 vota për, 48 kundër dhe 117 abstenime.

“Raporti, i miratuar të mërkurën në mbrëmje me 531 vota pro, 48 kundër dhe 117 abstenime, thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendet e origjinës, destinacionit dhe tranzitit për trafikimin e qenieve njerëzore dhe ato shërbejnë si një korridor tranziti për migrantët dhe refugjatët dhe si një vend për pastrim parash dhe trafik armësh. Megjithatë, eurodeputetët theksojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe integrimi në BE janë procese reciproke përforcuese, duke i kërkuar BE-së të përshpejtojë procesin e integrimit. Në këtë kontekst, pasi izolimi inkurajon aktivitetet kriminale, eurodeputetët gjithashtu i bëjnë thirrje Këshillit që të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në raport.

Sipas raportit, popujt e Ballkanit janë të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe mungesës së punësimit.

“Faktorët kryesorë që i bëjnë shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të ekspozuara, thotë raporti, janë mungesa e mundësive të punësimit, korrupsioni, dezinformimi, elementët e kapjes së shtetit, pabarazia dhe ndërhyrja e huaj nga regjimet jodemokratike si Rusia dhe Kina”, thuhet në komunikatën për media të Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së.

Share
admin

Recent Posts

Rama reagon për situatën në veri, bën thirrje për vetëpërmbajtje e dialog

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri, ku serbët… Read More

2 hours ago

Largohet edhe i moshuari i fundit, mbyllet zyrtarisht qendra “Orenda”

Nga sot është mbyllur qendra e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Mbylljen e saj e… Read More

2 hours ago

Policia: Kemi kapacitete për menaxhimin e situatës në veri

Policia e Kosovës  pëmes një njoftimi ka potencuar se ka kapacitete për menaxhimin e situatës… Read More

2 hours ago

Veç për një javë, KEDS i zuri 156 kosovarë duke e vjedhur rrymën

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, ka bërë të ditur se ka zënë 156… Read More

2 hours ago

KQZ nuk ka buxhet për zgjedhje në Veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në çdo kohë që i kërkohet nga institucionet respektive do… Read More

2 hours ago

BNE-ja eliminohet nga IEM Rio Major 2022, pas disfatës kundër Natus Vincere

Bad News Eagle, BNE, është eliminuar nga Kampionati i video-lojës Counter-Strike: Golbal Offensive, Rio Major… Read More

2 hours ago