Liberalizimi i vizave për Kosovën kthehet në agjendën e BE’së

Liberalizimi i vizave për Kosovën do të kthehet në agjendë propozimin, ka konfirmuar Presidenca çeke e Bashkimit Evropian. Kjo pas arritjes së ujdisë mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, mbrëmë në Bruksel. 

Zëdhënësja nga Presidenca çeke e BE-së, Eva Hrncirova, ka thënë të enjten se çështja e heqjes së vizave për kosovarët do të jetë në agjendë e takimeve gjatë javëve në vijim.

“Nuk kemi një datë të saktë se kur do të jetë tema në agjendën e ambasadorëve – por patjetër (do të jetë) gjatë javëve në vijim”, ka thënë për Kallxo.com zëdhënësja Hrncirova.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian të mërkurën, ka njoftuar se ka hequr nga agjenda e takimit të djeshëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024.

Zëdhënësja nga Presidenca çeke e BE-së, Eva Hrncirova dje ka thënë se Presidenca çeke, u bën thirrje për de-përshkallëkallëzim të menjëhershëm të situatës aktuale në Kosovë lidhur me vendimin për çështjen e targave.

Ndërsa, javën e kaluar zyrtarja për media e presidencës çeke, Emma O’Driscoll pati thënë se data me të cilën po punojnë për çështjen e vizave për Kosovën, aktualisht është 1 janar i vitit 2024, por pa dhënë detaje të tjera.Kosova dhe Serbia dje kanë arritur marrëveshje lidhur me çështjen e targave.

Sipas marrëveshjes, Serbia do ndalojë lëshimin e targave për qytetet e Kosovës, derisa Kosova do ndërpresë veprimet në lidhje me riregjistrim të automjeteve.

Pas vendimit të 28 tetorit ku Qeverisa e Kosovës vendosi për targat ilegale, në veri të Kosovës qytetarët atje janë larguar nga institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjykatat, prokuroritë, administrata, si dhe komuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *