Lladrovci: As nuk diskutohet, Drenasin do ta fitoj pa balotazh

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Drenasit për edhe një mandat tjetër, Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike të Kosovës thotë se në këtë komunë fituese e këtyre Zgjedhjeve Lokale do të jetë partia e tij.

Lladrovci i ftuar në emisionin “CONTEXT” në ATV u shpreh i bindur që nuk do të ketë balotazh në këto zgjedhje.

“Nuk ka balotazh në Drenas, qytetarët e Drenasit janë tashmë të vetëdijshëm që do ta vazhdojnë edhe një qeverisje katër vjeçare, qeverisje transparente, llogaridhënëse, në zbatim të ligjit, qeverisje demokratike bashkë me mua edhe katër vite,” – tha ai.

Lladrovci ka treguar disa nga projektet e realizuara dhe projektet për mandatin e ri të cioin pretendon se do ta fitoi pa balotazh.

/ATVLIVE/