Lladrovci: Do ta ndryshojmë përgjithmonë Drenasin

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci është zotuar që të ndryshojë përgjithmonë këtë Komunë.

“Me qeverisjen tonë, kemi dëshmuar se jemi më të mirët, me qeverisje të mirë dhe në shërbim të qytetarëve, sepse, së bashku kemi arritur deri këtu, vazhdojmë, kam cekur në tubimet zgjedhore në Vasilevë, Zabel të Epërm, Zabel të Ulët, së bashku me kandidatët për asamble, Granit Hoxhën dhe Arigon Sinanin”, ka shkruar Lladrovci, përcjellë DrenicaSot.

Postimi:

Nuk do të ndalemi me projektet tona, edhe me projektet e reja, do ta ndryshojmë përgjithmonë komunën e Drenasit, me infrastrukturë, arsim dhe cilësi të jetës, sepse ne jemi gjithmonë këtu, krenarë.

Me qeverisjen tonë, kemi dëshmuar se jemi më të mirët, me qeverisje të mirë dhe në shërbim të qytetarëve, sepse, së bashku kemi arritur deri këtu, vazhdojmë, kam cekur në tubimet zgjedhore në Vasilevë, Zabel të Epërm, Zabel të Ulët, së bashku me kandidatët për asamble, Granit Hoxhën dhe Arigon Sinanin.

Në diskutim, u ngrit çështja e ndriçimit, theksova se disa janë në proces, por i sigurova ata se deri në fund të vitit të ardhshëm, ndriçimi përfundon 100%, në të gjitha lagjet e komunës tonë. 124 kilometra ndriçim tashmë janë instaluar. Vazhdojmë!

Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci