Lladrovci e Lushtaku përshëndeten me njëri-tjetrin në varrimin e nënës së Kadri Veselit

Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vdekur dje në moshën 93-vjeçare.

Sami Lushtaku kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj dhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë qenë në varrimin e nënës së Veselit, shkruan IndeksOnline

Me këtë rast, ata të dy janë parë duke përshëndetur  njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Lladrovci e Lushtaku kohëve të fundit nuk kanë pasur raporte të mira.