Lladrovci emëron znj. Agnesë Kastrati Bucolli drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka emëruar sot, znj. Agnesë Kastrati Bucolli, drejtoreshë të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik.

“Znj. Kastrati Bucolli, do ta ketë përkrahjen time të plotë për fuqizimin e kompanive të komunës tonë, përmirësimin e klimës dhe lehtësirave në funksion të krijimit të vendeve të reja të punës”, ka deklaruar z. Lladrovci.
Postimi i plotë:
Sot, në kuadër të kompetencave të mia, mora vendim që znj. Agnesë Kastrati Bucolli, emërohet Drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik.

Kjo Drejtori ka rëndësi të madhe për qytetarët e komunës tonë dhe vet performancën time si Kryetar, andaj, është ndër tri priortetet e mia, bashkë me Arsimin dhe Shëndetësinë.

Znj. Kastrati Bucolli, do ta ketë përkrahjen time të plotë për fuqizimin e kompanive të komunës tonë, përmirësimin e klimës dhe lehtësirave në funksion të krijimit të vendeve të reja të punës.

https://www.instagram.com/p/CoKCXeeNGeX/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *