Kryetari i Drenasit, njëherit kandidat për ta mbrojtur këtë titull, ka vizituar katër fshatra të Komunës, të cilat i ka cilësuar si bastione të përhershme të PDK-së.
Godanci, Gradica, Korrotica e Ulët i dhanë përkrahje të madhe PDK-së dhe Lladrovcit në këto vizita, shkruan DrenicaSot.
Postimi nga kryetari Lladrovci:
Godanci, Gradica, Korrotica e Ulët dhe Pokleku i Ri, kanë qenë dhe mbesin bastione të PDK-së, theksuan qytetarët, simpatizantët, përfaqësuesit e lagjeve dhe aktivistët e pranishëm në takime, ku së bashku me kandidatët për asamble, Albulena Saliuku, dr. Selman Mehani, Arigon Sinani dhe Agnesë Kastrati Bucolli, diskutova rreth projekteve që na presin pas 17 tetorit.
Në bastionet gjithandej komunës tonë, theksova se ndjej obligim të punoj edhe më shumë, edhe më mirë, për ta mbajtur komunën e Drenasit, komunë kampion të qeverisjes së mirë, me demokraci në qeverisje, transparencë dhe llogaridhënie.
Po ashtu, ceka se prerja e shiritave të përurimit të projekteve, nuk ka qenë dëshirë imja as pasqyrë e punës time, sepse, projektet janë realizuar me paratë e taksapaguesve, dhe nuk ka vend për lavdërim, as nga unë, as nga komuna.
Qytetari ka qenë dhe mbetet fokusi ynë. Qeverisja ime e mirë, po merr vlerësime në këto takime, prandaj edhe i falënderoj qytetarët për mikpritjen, diskutimin dhe propozimet për mandatin e ardhshëm. Vazhdojmë!