Lladrovci i shqetësuar me paditë e para për pagat e mësimdhënësve

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar paditë e para kundër komunës për ndalimin e pagave nga Ministria e Financave.

“Sapo u njoftova se filluan paditë e para kundër komunës së Drenasit me rastin e ndalesës së pagave ndaj mësimdhënësve edhe pse ndalesa është bërë nga Thesari i Ministrisë së Financave”, ka deklaruar ai dhe ka shtuar se “mësimdhënësit kanë kontrata të lidhura me Komuna, e aq më keq, në rastin konkret, është ndaluar paga një lehone”.

“Unë si kryetar komune po e përcjell me mjaft shqetësim një situatë të tillë, në të njëjtën kohë i bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Financave që të gjej zgjidhje dhe të bëj ekzekutimin e pagave për të gjithë mësimdhënësit, në të kundërtën do të kemi ngarkim të sistemit gjyqësor, rrjedhimisht dëmtim të buxhetit nga shpenzimet procedurale nëpër gjykata”, ka shkruar kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *