Dy takime të ndara me intelektualë e figura të larta të PDK-së i ka mbajtur kandidati i PDK-së për Drenasit, kryetari aktual Ramiz Lladrovci.
Ai ka thënë se punët e mira do vazhdojnë në Drenas edhe në mandatin e tretë, derisa në takim e pjesëmarrës ishte edhe deputeti i këtij subjekti nga Drenasi, Ferat Shala, shkruan DrenicaSot.
Ja edhe postimi i Kryetarit Lladrovci:
Në dy takime të ndara, në seli të Degës së PDK-së në Drenas, ku ishin të pranishëm disa nga personalitetet e shquara të komunës tonë, deputeti Ferat Shala, Aurora Berisha dhe intelektualë, diskutova rreth fushatës zgjedhore, gjithëpërfshirjes në fushatë, projektet për katër vitet e ardhme si dhe për projektet në proces që komunës tonë do t’ia shtojnë vlerën.
Ne do të vazhdojmë me qeverisjen e mirë, për të finalizuar çështjet me interes për qytetarët si infrastrukturën dhe projektet kapitale, për të vazhduar me cilësinë në arsim, shëndetësi, administratë dhe përgjegjësitë tjera të komunës.
Ligjshmëria është pika jonë e fortë, barazia para ligjit dhe trajtimi i prioriteteve të qytetarëve si pjesë thelbësore e platformës tonë, na bëjnë ballhapur para qytetarëve.
Jam i lumtur që kemi arritur së bashku të bëjmë punë të mira dhe me rëndësi për mirëqenien e qytetarëve tanë. Vazhdojmë!
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci


Flamur Curri, Besart Ajazi and 183 others
4 Comments
7 Shares